“Vargjet e Irma Kurtit janë të thjeshta, por të fuqishme; ritmi i tyre është frymëmarrja e shpirtit, dhe figurat artistike, të përzgjedhura, imazhe dhe portrete që flasin më shumë se çdo fjalë. Poetja Irma Kurti na tregon se edhe në botën e ftohtë dhe të larguar nga emocionet, ekziston një vend ku ndjenja, kujtesa dhe pasioni për artin mund të bashkohen në harmoni.
Poezia e Irma Kurtit është udhëtim i brendshëm dhe dritë në errësirë, një ftesë për të reflektuar mbi vetminë tonë dhe për të kuptuar se vetmia, kur përjetohet me ndjeshmëri, bëhet mjet për të kuptuar dashurinë, natyrën dhe artin.”
Teuta Sadiku
Kritike letrare dhe poete